Formacionet e mundshme: Real Madrid – Liverpool

Liverpooli udhëton në Santiago Bernabeu për të zhvilluar ndeshjen kundër Real Madridit, teksa mediat kanë filluar të publikojnë formacionet e mundshme për këtë takim.

Sport

03/11/2014 13:46

Liverpooli udhëton në Santiago Bernabeu, ku do të kërkojë të marrë ndonjë rezultat pozitiv, edhe pse një gjë e tillë duket shumë e vështirë kundër një super-Real Madridi.

Daniel Sturridge është ende i lënduar dhe nuk do të luajë në këtë takim. Mario Balotelli dhe Rickie Lambert janë alternativat kryesore të Brendan Rodgers në sulm.

Adam Lallana mund të startojë në mesfushën e Liverpoolit në këtë takim, ndërsa Rodgers pritet që përsëri të luajë vetëm me një sulmues.

Reali në anën tjetër ka shumë zgjedhje për formacion. Gareth Bale është rikuperuar dhe pritet të startojë në këtë takim edhe pse një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar ende Ancelotti.

Real Madrid: Casillas, Carvajal, Pepe, Ramos, Marcelo, Modric, Kroos, James, Bale, Ronaldo, Benzema

Liverpool: Mignolet, Johnson, Skrtel, Lovren, Moreno, Gerrard, Lallana, Henderson, Coutinho, Sterling, Balotelli