Formacionet e mundshme: PSG – Barcelona

PSG nesër në shtëpi të vet e pret skuadërn e Barcelonës, për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ndërsa një ditë para fillimit të këtij takimi, i keni dhe formacionet me të cilat mund të startojnë skuadrat.

Sport

29/09/2014 23:28

Sulmuesi kryesor i PSG-s, Zlatan Ibrahimovic është i lënduar dhe do të mungojë në këtë takim, pasi një gjë të tillë e ka konfirmuar vet skuadra franceze.

Përpos Ibras, në këtë takim për skuadrën e PSG-s do të mungojnë dhe Ezequiel Lavezzi dhe Thiago Silva.

Në anën tjetër, skuadra e Luis Enriques nuk po vuan nga lëndimet, përpos Luis Suarezit i cili është i dënuar dhe nuk mund të luajë në ndeshjet zyrtare.

Formacionet e mundshme:

PSG (4-1-2-3): Sirigu, Van der Wiel, Marquinhos, Luiz, Maxwell, Motta, Matuidi, Veratti, Moura, Cavani, Pastore

Barcelona (4-3-3): Bravo, Alves, Mascherano, Mathieu, Alba, Iniesta, Busquets, Rakitic, Neymar, Messi, Munir