Formacionet e mundshme: Liverpool – Napoli, nuk starton Sadio Mane

Liverpool do të përballet sonte me Napolin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

11/12/2018 10:53

Liverpool do ta kërkojë kualifikimin ndaj Napolit, në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Jurgen Klopp duket se ka vendosur ta pushoj Sadio Manen, duke startuar me Daniele Sturridgen, përcjell “lajmi.net”.

Nëse PSG e mposht Crvena Zvezdën në Beograd dhe Liverpool shënon fitore ndaj Napolit, atëherë parisienët dhe anglezët e kalojnë grupin, ndërsa napolitanët do të luajnë në Ligën e Evropës.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të të dyja skuadrave:

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Sturridge.

Napoli: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian Ruiz; Insigne, Mertens. /Lajmi.net/