Formacionet e mundshme: Dortmund – Bayern Munich

Borussia Dortmund dhe Bayern Munich ndeshen sonte në kuadër të Superkupës së Gjermanisë. Këto janë formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

13/08/2014 11:12

Në prag të fillimit të sezonit të ri të Bundesligës, adhuruesit e futbollit gjerman do të shijojnë ndeshjen e Superkupës.

Borussia Dortmund ndeshet sonte me kampionin në fuqi, dhe fituesin e Kupës, Bayern Munich, por si nënkampione do ta sfidojë skuadrën e Pep Guardiolës.

Të dyja skuadrat kanë telashe me një numër të futbollistëve, sidomos reprezentues gjermanë që janë kthyer më vonë për shkak të Kampionatit botëror andaj formacionet mund të pësojnë ndryshime nga ato të zakonshme.

Por, këto janë ato që qarkullojnë tani për tani. Dueli do të fillojë në ora 18:00.

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Weidenfeller; Piszczek, Sokratis, Subotic, Schmelzer; Bender, Kirch; Aubameyang, Mkhitaryan, Blaszczykowki; Immobile.

Bayern Munich (3-4-3): Reina; Dante, Martinez, Boateng; Alaba, Gaudino, Lahm, Hojbjerg; Muller, Robben, Lewandowski.