Forma më e re e asfaltit, akulli dhe bora shkrihen vetë (Foto)

Kripa dhe zhavorri zakonisht përdoren në rrugë gjatë kohës së dimrit për t’i siguruar shoferët se mund të bëjnë udhëtimet e tyre në mënyrë të sigurt, pa rrëshqitur.

Auto & Tek

21/12/2015 17:55

Por, një lloj i ri i sipërfaqes rrugore është zhvilluar nga disa kimistë dhe pritet që shumë shpejtë të përdoret nëpër rrugë dhe autostrada të cilat do të shkrihen vetë.

Hulumtuesit kanë kombinuar kripën me një formë sintetike prej gome para se të shtonin atë në bitum, një pjesë e asfaltit që përdoret për të mbuluar sipërfaqet rrugore, transmeton lajmi.net.

2F8B75B100000578-3368690-image-a-8_1450694078360

Ata gjetën se bitumi ishte në gjendje që t’i rezistonte formimit të akullit mbi sipërfaqen e rrugës. Materiali i ri do të mund të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve me kripë dhe zhavorr në rrugë, që përdoret për shkrirjen e akullit dhe borën.

Kripa dhe zhavorri që përdoren aktualisht në rrugë gjatë dimrit, nënkupton se autoritetet duhet që vazhdimisht të hedhin kripë dhe zhavorr në rrugë, për të parandaluar formimin e akullit.

Por, me këtë material të ri kjo nuk do të jetë më e nevojshme pasi rrugët do të shkrihen vetë. Përveç rrugëve kryesore, me këtë material do të bëhen edhe trotuaret më të sigurta – që shpesh lihen me borë dhe akull – që do të thotë se këmbësorët do të kenë një ecje më të sigurt gjatë dimrit. /lajmi.net