Forlan: Ky është futbollisti më i mirë në botë

Sulmuesi uruguaian, Diego Forlan, beson që Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë.

Sport

16/01/2017 13:01

I pyetur nga “Mundo Deportivo”, ai ka thënë fjalë të mëdha për argjentinasin dhe bashkëkombasin e tij, Luis Suarez.

“Pa diskutim që Messi është futbollisti më i mirë në botë. Ka shumë lojtarë të mirë sot, por nëse duhet të zgjedhi një, atëherë pa asnjë dyshim Messi”, deklaroi Forlan për “MD”, përcjellë “lajmi.net”.

“Ronaldo është një futbollist shumë i rëndësishëm. Po ashtu, lojtarë të mirë janë edhe Neymar e Suarez, por Messi është mbi të gjithë”, shtoi ish-sulmuesi i Manchester Unitedit, Atletico Madridit e Interit.

Forlan në fund theksoi që 9-shi më i mirë në botë është Suarez. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6