“Foreign Policy”- Serbisë i intereson Bosnja, jo Mitrovica

Rishikimi i kufijve sipas politikanëve dhe analistëve amerikanë po mbështetet nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq ngaqë duan që pjesa e banuar me serbë në Bosnje t’i bashkëngjitet Serbisë. Prandaj duan të arrijnë marrëveshje me Kosovën dhe jo ndarje të Mitrovicës. Marrëveshja me Kosovën u krijon precedent politikanëve serbë.

Lajme

06/09/2018 18:44

“Ne nuk kemi ndonjë qen në atë betejë” – James Baker, Sekretar Amerikan i shtetit qershor 1991 duke folur për shpërbërjen e pritshme të Jugosllavisë.

“Ne nuk përjashtojmë rregullime territoriale… Ne mendojmë se ata duhet ta zgjidhin me njëri – tjetrin” – John Bolton, këshilltar për sigurinë, gusht 2018 duke folur mbi negociatat për shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Kur historia e Ballkanit të shkruhet sërish, do të provohet se këto dy deklarata do të jenë më konsekuentet e bëra nga zyrtarë amerikanë.

Ishte deklarata e James Baker që në atë kohë i dha “dritën jeshile” Sllobodan Millosheviçit të përdorë të gjithë arsenalin e armëve të ish-Jugosllavisë në luftën me Kroacinë dhe Bosnje Hercegovinën. Rezultati ishte një seri luftërash shkatërruese dhe disavjeçare në rajon, shumica e tyre të evitueshme.

Deklarata e John Bolton tashmë kërcënon që zhbëjë përpjekjet e dy dekadave për të gjetur paqen. Bazuar në zërat e takimeve private mes liderëve të Serbisë dhe Kosovës për shkëmbim territoresh, si mjet për t’i dhënë fund situatës pezull dhe marrjes së qëndrimi të politikës amerikane, Bolton i dha rrugë të lirë Serbisë dhe Kosovës për të bërë tregti me territorin e tyre si një mënyrë për t’i dhënë fund “status quo”-së së tyre.

Për të qenë korrekt me Bolton, shkëmbimi i territoreve ka një logjikë tërheqëse. Serbia dhe Kosova janë bllokuar te pavarësia e kësaj të fundit, me takimet për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian që nuk shkojnë asgjëkund. Asnjë nga dy vendet nuk mund të avancojë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian pa i dhënë fund gjendjes pezull dhe secili vend ka pjesë të territoreve të tij të populluar nga banorë të tjetrit, pra serbë dhe shqiptarë që do të donin të jetonin mes popujve të tyre. Kështu, nëse të dyja palët mund të bien dakord për shkëmbim territoresh si një mënyrë për të zhbllokuar gjendjen e tyre, pse SHBA dhe BE do të futeshin në mes të tyre?

Përgjigjja është që logjika e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës – nëse do të realizohej (dhe pengesat janë më komplekse se realizimi) – nuk mund të ishte e kënaqshme. Të njëjtin apel do të bënin menjëherë edhe personat e palumtur që jetojnë në vende shumetnike të rajonit, me dëshirën për t’iu bashkuar shtetit amë, siç mund të jenë serbët në Bosnjë, shqiptarët në Maqedoni dhe praktikisht çdo minorancë në rajon do të merrte sëpatën në dorë për të ndarë territorin e tij.

Për fat të keq, në rastin e Bosnjës nuk ekziston një mënyrë e kënaqshme për të ndarë vendin pa nxitur një luftë. Pluraliteti i boshnjakëve përfshin e Srebrenicën, saktësisht vendin me mazhorancë myslimane që brutalisht “u pastrua” gjatë luftës. Në të njëjtën kohë, asnjë lider serb nuk do mund të merrte këtë territor që është në kufi me Serbinë dhe është tashmë, pas pastrimit etnik e populluar me serbë.

Edhe nëse do të ishte e mundur arritja e një marrëveshjeje për ndarjen e Bosnjës, rezultatet nuk janë interesante. Në ndryshim nga çdo grup etnik tjetër në rajon, është feja që ndan më së shumti boshnjakët nga fqinjët. E ndikuar fort nga Turqia dhe nga vende të tjera të Lindjes së Mesme, Bosnja e pas-ndarjes, mund ose nuk mund të mbetet laike. Do të ishte thuajse e sigurt pa dalje në det nga momenti që kroatët e këtij vendi do të insistonin që të ndiqnin shembullin e ndarjes së serbëve.

Duke parë përqindjen e madhe të rekrutimeve nga Shteti Islamik në këtë rajon, është e sigurt se shumë prej tyre do të ishin të gatshëm të ktheheshin. Bolton dhe mbështetësit e tjerë të shkëmbimit territorial duhet të konsideronin më së shumti skenarin e Kosovës se sa të Bosnjës.

Krijimi me probleme dhe i dhunshëm i një shteti ekonomikisht të dobët në zemër të Evropës, subjekt i ndikuar nga influenca islamike dhe i përshkruar nga braktisja dhe vuajtjet do të ishin karakteristikat e tij kryesore.

Reagimi zinxhir i këtyre ngjarjeve është tërësisht i besueshëm. Vetëm diskutimi i shkëmbimit të territoreve me njerëz të kalibrit të Boltonit dhe funksionarëve të tjerë evropianë është i mjaftueshëm për liderin e serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, për të cilin është folur gjatë, dhe që ka hedhur hapa paraprakë drejt shkëputjes. Realisht, Dodik ka cituar pavarësinë e Kosovës në 2008-ën si arsye për t’i dhënë rrugë ndarjes së Bosnjës. Nga ana tjetër, palaçollëqet e tij kanë inspiruar liderët kroatë për të ngritur zërin mbi një “etnitet të tretë”, një tjetër relike e luftës së çmendur të Bosnjës. Pakënaqësitë e kroatëve dhe serbëve mund të jenë reale. Diskutimi për zgjidhje territoriale është mbi të gjitha dhe thjeshtësisht një parapërgatitje për një luftë të re. Shkurt, logjika joshëse e shkëmbimit të territoreve të Kosovës do të transformohet pashmangshmërisht dhe logjikisht në një luftë në Bosnje.