Ford zbulon modelin Edge 2015

Ford ka freskuar linjën e tij të modeleve Edge, duke shtuar modelin e ri për vitin 2015.

Auto & Tek

29/06/2014 21:47

2015 Ford Edge Sport vjen me një grilë të zezë, rrota 21 inç të zeza dhe një motor 2.7 litërsh EcoBoost V6. Është i radhitur me më shumë se 300 kuaj-fuqi, dhe motori përdorë një hekur kompakt për bllokun e tij të cilindrave, njëjtë si në motorin me naftë 6.7 në modelin e mëhershëm.

Ndryshe nga modeli Sport, Modeli tjetër ka një motor 2.0 litërsh standard. Ford thotë se motori është virtualisht i ri, me disa përmirësime për të reduktuar zhurmën, plus një bllok alumini në motor për të balancuar dridhjet.

Ford premton se do të sjellë një material dhe kualitet më të mirë në modelin 2015 Edge. Vetura do të dalë në shitje në fillim të vitit 2015.