Ford vjen me makinat luksoze për të mposhtur BMW

Kompania amerikane e prodhimit të automjeteve Ford ka zbuluar një model të ri luksoz, përmes së cilës synon të pushtojë tregun amerikan dhe atë kinez.

Auto & Tek

13/01/2016 17:42

Lincoln tha se shitjet e brendit të saj më të ri kanë thyer cdo pritshmëri, me kërkesat që kanë shënuar rritje në 33 shtete e që synohet të zgjerohet deri në 60 shtete deri në fund të 2016-ës.

Kumar Galhotra, president i Lincols, tha për Reuters se brendi i ri po ecën vëtet shumë mirë në Kinë.

“Në Kinë, ky brend po ecën jashtëzakonisht shumë mirë. Në Kinë, Lincolni i ri po ecën shumë më mirë se Lexus. Madje, perceptimi atje është shumë më i mirë sesa për një makinë Audi” tha Galhotra.

Shitjet e makinave luksoze Ford synojnë gjithashtu të rivalizojnë dhe të mposhtin makinat e mëdha europiane, mes tyre BMW dhe Daimler të Benzit. Deri në fund të viteve 90, Lincoln dhe Kadillaku i general Motor kanë qënë makinat më të shitura në tregun amerikan dhe atë europian.

Në vitin 2014, Ford tha se shpreson të trefishojë shitjet globale të Lincols deri në vitin 2020, në 300 mijë njësi në mbarë botën, nga 100 mijë që ishin deri në atë kohë.

Shitjet e automjteteve Lincoln u rritën me 7.1% vitin e shkuar në 101227 njësi, për herë të parë që nga viti 2008.
Megjithatë shitjet janë ende larg rekordit të vendosur në vitin 1990, me 200 mijë makina të shitura.

Vetëm në Kinë vitin e shkuar, Lincoln shiti 11 mijë automjete. E për të tërhequr edhe më shumë klientë në liderin aziatik, në Kinë, Lincoln ofron tashmë edhe versionin Continental.

Continetali i ri është ndërtuar në Flat Rock, në Michigan dhe do të dalë në shitje në vjeshtë të këtij viti në Kinë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për tu zgjeruar në 2017 edhe në Europë.

Ende sot BMW mbetet lider global për prodhimin e makinave luksoze.

Kompanitë prodhuese të automjeteve amerikane, aziatike dhe gjermane prezantuan modelet e tyre më të fundit të makinave luksoze, në Autoshow ndërkombëtar në Detroit.

Shitjet e BMW arritën në 1.91 milionë makinë në vitin 2015, me një kërkesë të jashtëzakonshme për makina sportive.

BMW vijon ende të luftojë fort me rivalët gjermanë Audi dhe Mercedes-benz.

Konkurencën e fortë në tregjet ndërkombëtare e pranoi edhe Ian Robertson, anëtar i bordit drejtues të BMW.

“Konkurenca në treg është diçka për të cilën jemi në dijeni. Por unë mendoj se do të vazhdojmë të jemi liderë edhe në të ardhmen” tha ai.
Shitjet e Mercedes u rritën me 13.4% në 1.87 milionë makina vitin e shkuar ndërsa shitjet e Audit kapërcyen me 3.6% në 1.80 makina.