Ford vendosë në shitje modelin Mustang për 50 vjetorin e krijimit

Ford Mustang edicioni i limituar ka festuar 50 vjetorin e krijimit këtë vit. Me këtë rast, Ford ka vendosur që ta shesë modelin për 100,000 euro.

Auto & Tek

12/05/2014 21:43

Blerësit fatlum që do ta blejnë këtë veturë do të përfitojnë një veturë tejet luksoze, si nga ana e jashtme e saj ashtu edhe nga ajo e brendshme.

Vetura ka një ngjyrë të bardhë të jashtme me rrota 19 inç enkas të punuara për këtë përvjetor.

Modeli është një shembull i njëjtë me atë të GT, duke kuptuar që ai ka një motor V8 5.0 litërsh. Edhe pse Ford nuk e ka bërë ende zyrtar çmimin, sipas AutoCar vetura do të ketë një çmim prej 100,000 euro.

Ky çmim për disa është dukur si i tepruar, por Ford ka thënë se modeli do të jetë më i veçantë se herat e kaluara, duke lënë të kuptohet se vetura i\’a vlenë të blihet për këtë çmim.