Ford Transit i modifikuar nga MS-RT
Minibusët kryesisht përdorën për transportin e mallrave apo njerëzve dhe në raste të rralla si vetura sportive.
Auto & Tek
Por kompania për modifikimin e veturave, MS-RT ka shndërruar një veturë “pune” në një veturë qejfi.
Ata kanë modifikuar një Ford Transit duke i dhënë një dukje sportive me modifikimet e trupit si dhe vendosjen e rrotave me madhësi 18 inç nga OZ Racing me goma Hankook Ventus S1 evo.
Sa i përket performancës, ky model vjen me motor me naftë me 168kf me transmision automatik dhe manual me gjashtë shpejtësi.