Forconi imunitetin me këtë lëng (Receta)

Kërkesat e rritura të jetës së përditshme mund të ndikojnë në sistemin imunitar në dimër, duke na bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve virale dhe ftohjeve.

Lifestyle

14/12/2017 17:39

Ka disa mënyra natyrore për të mbrojtur veten nga viruset dhe për të stimuluar sistemin tuaj imunitar, duke përfshirë stërvitjen dhe ushqimin e duhur.

Portokalli është zgjidhja për të përmirësuar mbrojtjen natyrore të trupit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe antioksidantë dhe vepron kundër viruseve.Gjithashtu mund të ndihmojë në lehtësimin dhimbjeve të fytit, tejkalimin e dhimbjeve stomakut dhe mbushjen me energji.

Lëngu që do t’ju propozojmë, veç portokallit përmban xhenxhefil dhe shafran të Indisë, të njohur për vetitë anti-inflamatore dhe kundër kancerit.

Ai gjithashtu përmban mjaltë Manuka, i cili bëhet nga bletët që mbledhin nektarin çmuar nga lule të egra Manuka, thesar i vërtetë për shëndetin.Ky mjaltë është një ilaç tradicional për sëmundjet e zakonshme të dimrit. Studimet shkencore në Evropë dhe Azi kanë treguar se mjalti Manuka ka enzimat më të larta natyrore me veti anti-bakteriale.

Përgatitja

– 1/2 filxhan lëng portokalli shtrydhur

– Xhenxhefil

– 2 lugë mjaltë Manuka

– Shafran i Indisë

Miksoni të gjithë përbërësit dhe hidhini në një gotë dhe është gati për t’u konsumuar.