Forcimi i marrëdhënieve Francë-Gjermani, mision i Macron

Suksesi i kandidatit të pavarur për president Emmanuel Macron në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze ka të ngjarë të ri-aktivizoj Evropën.Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Macron nuk ka nevojë të njihet vetëm për ndryshimin radikal në Bashkimin Evropian; ai e mbështet Francën duke e çuar përmes bashkëpunimit Evropë e më gjerë.

Lajme

24/04/2017 23:48

Por shumica e votës së popullit për Macron ishte e ngushtë dhe një pjesë shumë e madhe e votuesve francezë kanë treguar mbështetje për një vizion shumë të ndryshëm të politikës.

Macron do të ballafaqohet me rivalen e ekstremit të djathtë të Frontit Kombëtar,Marine Le Pen në një raund të dytë, e cila ka idenë e izolimit për Francën. Slogani i saj ‘ne jemi në shtëpi’- nënvizon fokusin e saj e cila e paraqet Francën si një fshikëz kombëtare që i reziston ‘globalizmit të egër’, transmeton lajmi.net.

Le Pen nuk ishte e vetmja në promovimin e këtij vizioni. Një nga kandidatët që përfundoi i katërti ishte Jean-Lc Melenchon, i cili ndërtoi kandidaturën e tij në vizion të thjesht ekonomik. Për shembull si Le Pen, ai premtoi një reduktim radikal të moshës së daljes në pension, pa e shpjeguar se si do ta financojë atë.

Të dy bënin thirrje për ‘gjermanofobinë’ duke u fokusuar në krizën e borxhit Evropian dhe insistimin që Gjermanisë t’i jepen masa shtrënguese. Le Pen akuzon Macron se aspiron për të qenë zëvendës-kancelar i Evropës, nën kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa me krenari ka deklaruar veten se është ‘anti-Merkel’. Menelchon pohon se Gjermania është motivuar nga individualizmi radikal, neoliberalizmi dhe interesat ekonomike të një popullsie të vjetër.

Dhe, në qoftë se Macron fiton në raundin e dytë siç pritet, ai duhet të merret me faktin se pse 40 për qind e votuesve francezë kanë mbështetur vizionin anti-evropian në raundin e parë. Dhe në qoftë se ai e rikthen mbështetjen për Evropën, ai duhet të ketë parasysh se çfarë e bëri Evropën tërheqëse në të kaluarën dhe pse ajo humbi joshjen e saj.

Kur Evropa ishte mëse tërheqëse, ishte mënyra se si ajo pastronte çfarë kishte keq.Në vitet 1950, kur kancelari gjerman Konrad Adenauer dhe presidenti francez, Charles de Gaulle vendosën t’i ndryshojnë vendet e tyre aq shumë, ata zbuluan se si traditat e tyre të larta ishin minuar (shkatërruar) nga vetë elitat.

Gjermania kishte qenë e shkatërruar nga nazizmi, sipas mendimit të  Adenauer, vendi ishte dobësuar nga aristokratët prusian dhe militarët. Në Francë, sipas de Gaulle elitat dobësuan vendin përpara se të votohej për të përmbysur Republikën si pasojë e humbjes ushtarake.

Por, ndryshe nga sot reagimi i pasluftës anti-elitë nuk shkakton konflikt të brendshëm. Në të kundërtën de Gaulle besonte se plagët e thella historike te Francës mund të shërohen vetëm nëpërmjet angazhimit me Gjermaninë. Ai u shpreh ‘Gjermania është një popull i madh që triumfoi dhe më pas u shtyp. Franca është një popull i madh që u shtyp dhe më pas triumfoi’. Dhe ai besonte se vetëm ai mund të sjellë pajtimin e Francës me Gjermaninë sepse ai mund të ‘ngriste Gjermaninë nga dekadenca e saj’.

Me krizën e euros, kufijtë e atij pajtimi dolën në pah, ashtu sikurse çështja e dekadencës kombëtare. Gjermania dhe Franca ishte e qartë se kishin nevojë për njëra-tjetrën por e kishin të vështirë të kuptoheshin. Politik-bërja evropiane pas vitit 2010 ishte praktikisht një çështje dypalëshe që përfshin një Francë dominuese dhe një Gjermani më dominuese. Ashtu si në ngjarjet e viteve 1940 kriza e euros reflektoi në menaxhimin dhe gjykimin e keq, dhe e tëra kjo erdhi si një tradhti nga ana e elitave. Megjithatë kësaj here ishin elitat evropiane dhe elitat kombëtarë të cilat fuqizuan ata që i fajësuan.

Eurozona u bë fokusi i kontestit për shkak të kufizimeve që ajo u vendosi vendeve anëtare. Ndërsa kriza përparoi, monedha e përbashkët filloi të ndjehet si një këmishë-force dhe votuesit u bindën gjithnjë e më shumë se ikja do t’i zgjidhte problemet që kishin dal prej saj.

Interesante, debitorët dhe kreditorët ndajnë të njëjtin mendim. Natyrisht Evropa jugore, përfshirë Francën, ndihet e zënë në kurth në një skenar të ulët konkurruese të papunësisë së lartë dhe rritjes së të ardhurave. Por edhe pjesa veriore veçanërisht Gjermania- ndjehet e bllokuar.

Edhe pse është e portretizuar si përfituese e madhe e eurozonës, fitimet tregtare të Gjermanisë janë më të ulëta, sidomos kur është fjala për vendet jugore evropiane të cilat më pak importojnë mallra gjermane.

Kjo situatë, në të cilën të dyja palët ndjehen të bllokuara mund të shihet si një variant i famshëm i dialektikës së Georg WF Hegelit, tek libri ‘Fenomenologjia e Shpirtit’: të dyja palët janë njësoj të lidhura. Robi nuk njihet plotësisht si njeri, ose si një i barabartë i zotit dhe nuk është i lirë. Mjeshtri është i lirë, por nuk ndihet i njohur si një njeri nga ana e robit. Mjeshtri është i shqetësuar vazhdimisht nga brishtësia e marrëdhënieve dhe nga fakti se robi është duke krijuar një univers të vlerave alternative, në të cilën mjeshtri nuk është përfaqësuar.

Për këtë arsye, detyra për presidentin Macron është për të arritur një lloj transcendence Hegeliane, nëpërmjet një procesi të ngjashëm siç e ka përshkruar de Gaulle në 1960. Franca ka nevojë për Gjermaninë që të shërbej si një model i ekonomisë sociale të tregut, të aftë për të krijuar vende të reja jo-qeveritare. Gjermania ka nevojë për Francën në mënyrë që të pohojnë vendin e vet në botë, duke përfshirë edhe pikëpamjet e sigurisë.

Pajtimi në ekonomi dhe siguri është i dhimbshëm, sepse kjo do të thotë përballje e dobësive dhe gabimeve të kaluara. Por, është e nevojshme. Franca dhe Gjermania përsëri duhet të mirëpresin çdo tjetër ‘nousin chez’./Lajmi.net/

Harold James është Profesor i Historisë dhe Çështjeve Ndërkombëtare në Universitetin Princeton dhe një anëtar i lartë në Qendrën për Inovacionin e Qeverisjes Ndërkombëtare.

/Lajmi.net është pjesë e Project Syndicate/