Forcat ukrainase rrethojnë milicinë nacionaliste pas sulmit vdekjeprurës

Të paktën dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën në luftimet që shpërthyen pasi burra të armatosur që mbajnë shenjat e Pravy Sektorit, një grup i ekstremit të djathtë paramilitarë, shkuan në qytetin e Mukachevo, pranë kufijve polak dhe hungarez.

Bota

12/07/2015 17:34

Një konfrontim mes Pravy Sektorit dhe njerëzve besnikë të një deputeti lokal i cili është kritik i grupit duket se ka shpërthyer në dhunë, pas së cilës policia ndërhyri.

Të paktën dy luftëtarë Pravy Sektor u vranë në përleshjen që pasoi, në cilën edhe dy makina të policisë u shkatërruan nga granata-hedhësi.

Një numër i panjohur i luftëtarëve Pravy Sektor besohet të jenë ende të rrethuar nga policia dhe forcat speciale qeveritare. /arbresh.info