Forcat turke sulmojnë pozicionet e PYD/PKK-së në Siri

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK), kanë kryer gjuajtje intensive artilerike ndaj pikave të organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin të Sirisë.

Bota

13/01/2018 16:28

Artileritë e TSK-së kanë goditur pozicionet e PYD/PKK-së gjatë periudhës kur presidenti Recep Tayyip Erdoğan po jepte mesazhe në kongresin e 6-të të zakonshëm të AK Partisë në qytetin Elazığ, në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste në Siri.

“Me operacionin e Idlibit po e shkatërrojmë krahun perëndimor të këtij korridori. Nëse terroristët në Afrin nuk dorëzohen, ne do ti shkatërrojmë, kjo duhet të dihet e tillë”, ishte shprehur Erdoğan, raporton Anadolu Agency.

Mësohet se njësitë artilerike të TSK-së nga pikat ku janë vendosur në rajonet Reyhanlı dhe Kırıkhan të qytetit Hatay të Turqisë dhe në zonat jokonfliktuale në Idlib të Sirisë, kanë kryer goditje artilerike ndaj pozicioneve të organizatës terroriste PYD/PKK në Afrin.

Njësitë e TSK-së që nga orët e drekës kanë kryer të paktën 36 goditje në rajonet Basufan, Xhinderes, Dejr Bellıt dhe Raxho të Afrinit.