Forcat në Bangladesh shpëtojnë pengjet nga ISIS

Trupat e Bangladeshit thonë se kanë pastruar kafenenë në kryeqytetin Dhaka, ku persona të armatosur të premten morën të paktën 20 pengje, përfshirë edhe të huajt.

Bota

02/07/2016 08:29

Ata thonë se 13 pengje, përfshirë katër të huaj, janë shpëtuar dhe gjashtë sulmuesit u qëlluan për vdekje. Megjithatë, fati i pengjeve të tjerë mbetet i paqartë, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Disa prej atyre që u mbajtën pengje në kafene të Holey Artisan Bakery besohet të jenë italianë, dhe disa mund të jenë japonezë.

Grupi militant i Shtetit Islamik (IS) ka thënë se e kryer sulmin./lajmi.net