Forcat irakiane tashmë synojnë Mosulin

Pas marrjes nën kontroll të shumicës së territorit të qytetit Ramadi, nga militantët e Shtetit Islmik, forcat irakiane tashmë kanë një synim më të madh- marrjen nën kontroll të qytetit Mosul.

Bota

31/12/2015 08:27

Forcat irakiane kanë arritur të largojnë nga qendra e Ramadit xhihadistët e ISIS-it, transmeton lajmi.net.

ISIS e kishte marrë nën kontroll Ramadin në muajin maj.

Liderët fisnorë kanë thënë se në Ramadi, ISIS-i akoma ka nën kontroll disa pika të rëndësishme, duke kontrolluar rreth 25 për qind të territorit, transmeton lajmi.net.

Ndonëse nuk e kanë rimarrë në tërësi qytetin, qeveria e Irakut ka urdhëruar që në Ramadi ë rivendoset flamuri irakian.

“Vitin tjetër do ta shporrim ISIS-in nga Iraku”, ka thënë kryeministri rakian, Haider al-Abadi./lajmi.net