Forcat afgane marrin qarkun jugor nga talebanët

Trupat afgane kanë pushtuar një distrikt në jug të Helmandit, që kontrollohej nga talibanët, kanë thënë zyrtarë qeveritar.

Bota

16/07/2017 11:52

Operacioni i zgjeruar nisi të shtunën, pasi trupat afgane ishin nisur në tri drejtime të ndryshme, të cilat më pas siguruan edhe mbështetje ajrore, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë për atë rajon, Omar Zowak.

Zowak ka thënë se trupat afgane kanë marrë kontrollin në rajonin Nawa dhe zonat afër saj, të cilat i kishin pushtuar talibanët, nëntë muaj më parë.

Sipas tij, të paktën 12 militantë talebanë janë vrarë dhe dy policë afganë janë plagosur gjatë aksionit në Nawa.

Talibanët janë shumë të pranishëm në Helmand.

Gjatë muajit korrik, një ushtar amerikan ëshë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm që supozohet të jetë kryer nga talibanët në Nawa.

Në Afganistan janë rreth 13,000 ushtarë amerikanë dhe të vendeve të tjera aleate.