Forca ushtarake, ja ku renditet Shqipëria

Sipas Indeksit Global të Fuqisë Ushtarake (Global Firepower Index) për vitin 2016, ushtria shqiptare zë vendin e 100-të me 2.5331 pikë mes 126 vendeve të botës për të cilat është llogaritur ky indeks.

Lajme

21/02/2016 12:50

Renditja vlerëson ushtritë e botës dhe faktorët që drejtpërdrejt ose tërthorazi ndikojnë në fuqinë ushtarake të vendit. Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie të ndërlikuar, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë, si numri i forcave, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Por Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Dhjetë vendet me ushtritë më të fuqishme të botës janë: SHBA-të, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia dhe Turqia.

Në Ballkan, pas Turqisë, ushtrinë më të fuqishme e ka Rumania (1.3746 pikë, e 56-ta në botë), më pas vijnë me radhë Greqia (1.4853 pikë, vendi i 60-të në botë), Kroacia (1.5042 pikë, e 62-ta), Bullgaria (1.6721 pikë, e 67-ta), Serbia (e 70-ta në botë me 1.6944 pikë), Bosnjë-Hercegovina (e 89-ta në botë me 2.2811 pikë) dhe Shqipëria. Në Indeks nuk janë përfshirë Kosova dhe Mali i Zi. /Shekulli