Forca shqiptare, në një tjetër mision në Afganistan

Forcat Speciale të Ushtrisë shqiptare do të jenë pjesë e një misioni të radhës paqeruajtës në Afganistan.

Lajme

17/10/2017 18:42

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Mbrojtjes, Olti Xhaçka. Ministrja thotë se është marrë vendimi dhe se tashmë po negociohet me aleatët për rolin e forcave speciale shqiptare në terren.

“I jemi përgjigjur pozitivisht strategjisë së re të Presidentit Donald Trump në Afganistan”, deklaroi Xhaçka.

Strategjia e re e presidentit të Shteteve të Bashkuara parashikon një qëndrim me agresiv në terren ndaj talebanëve dhe terrorizmit