Forca e Prishtinës

Sigal Prishtina shënoi fitore dramatike ndaj skuadrës malazeze Teodo Tivat me rezultat të ngushtë 74:71, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Ballkanike. Skuadra nga kryeqyteti triumfoi, mirëpo krejt në fund për shkak se mysafirët u paraqitën mjaft mirë dhe nuk u dorëzuan në asnjë moment. Madje, Teodo e përfundoi çerekun e parë…

Sport

14/11/2013 18:21

Sigal Prishtina shënoi fitore dramatike ndaj skuadrës malazeze Teodo Tivat me rezultat të ngushtë 74:71, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Ballkanike.

Skuadra nga kryeqyteti triumfoi, mirëpo krejt në fund për shkak se mysafirët u paraqitën mjaft mirë dhe nuk u dorëzuan në asnjë moment.

Madje, Teodo e përfundoi çerekun e parë në epërsi 24:23, mirëpo Sigal Prishtina shkoi në pushim me epërsi prej katër pikësh, 39:35. Edhe në vazhdim, bardhekaltrit e ruajtën avantazhin, e madje e thelluan atë deri në 13 pikë, por kur pritej që të shkonin drejt fitores së sigurt, Teodo u rikthye në lojë.

Mirëpo, Dardan Berisha e mori përgjegjësinë ta udhëheq Sigal Prishtinën, që me shënimet e tij dhe ato të rezervistit Muhamed Hasani, arriti të triumfojë në fund me rezultat 74:71.

Berisha ishte realizatori më i mirë te Sigal Prishtina me 18 pikë, i ndihmuar nga Kendrick Jones dhe K’Zell Wesson që shtuan nga 12 pikë secili.

Me këtë fitore, skuadra nga kryeqyteti rikthehet në pozitën e parë në Ligën Ballkanike me bilanc prej tri fitoresh dhe një humbje.