Football Leaks: Shpërthen skandali i radhës te PSG, tani është Mbappe

PSG-ja duke se e ka korruptuar edhe FIFA-n dhe UEFA-n.

Sport

07/11/2018 09:43

PSG nuk është duke u hetuar për rregullin financiar, pasi ata kanë nënshkruar me Neymarin dhe Mbappen, pa i mbuluar ato shpenzime.

‘Football Leaks’ është duke raportuar pothuajse çdo ditë për skandalin që kanë bërë klubi francez dhe Manchester City, përcjell “lajmi.net”.

Mësohet se PSG i ka ofruar Kylian Mbappes pesë vite kontratë me një pagë prej 55 milionë eurosh në sezon dhe jahte private.

Talenti francez shihet si lojtari favorit për ta fituar Topin e Artë në vitet e ardhshme, andaj parisienët duan ta bëjnë lojtarin më të paguar në botë.

Mirëpo, ky veprim i PSG-s bie ndesh me rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s rreth rregullit financiar, e që deri më sot nuk janë dënuar. /Lajmi.net/