Fonseca: Ndeshje shumë e vështirë ndaj Romës

Trajneri i Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca pret një lojë shumë të vështirë kundër Romës nesër (e martë) mbrëma në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

12/03/2018 23:15

Skuadra ukrainase mundi Napolin në fazën e grupeve, duke përfunduar mbi ta për të arritur në fazën e eliminimit direkt, ku u takuan me Romën, të cilët i mposhtën në takimin e parë në Ukrainë me rezultat 2-1.

Megjithatë, trajneri i Shakhtarit, Fonseca beson se ndeshja e kthimit në Romë do të jetë shumë e vështirë.

“Një ndeshje shumë e vështirë na pret, sepse Roma kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit dhe në Olimpico kanë mbajtur rrjetat të pastra kundër Chelseat dhe Atletico Madrid”, ka thënë fillimisht Fonsceca në konferencën për shtyp.

“Është e vështirë të ndërrosh një ose dy lojtarë [të cilët janë të rrezikshëm], sepse Roma ka një skuadër shumë të mirë”.

“Unë nuk mendoj se ata do të bëjnë ndryshime rrënjësore, ata do të përpiqen të na shkaktojnë probleme menjëherë me shumë ngutje”.

“Ne do të duhet të jemi të mirë në mbrojtje për të mbajtur larg portës ata”.

“Shakhtari është gati të luajë lojën e vet dhe nëse nuk bëjmë atë atëherë meritat do të shkojë te Roma”.

“Ne jemi në gjendje të mirë, teknike dhe mentale. Kemi disa lëndime, por kjo nuk do të ndikojë në ekip”, përfundoi trajneri i Shakhtarit. /Telegrafi/