Fondi Monetar Ndërkombëtar “shuan” shpresat e Qeverisë për rritje ekonomike – Lajmi.net
Fondi Monetar Ndërkombëtar “shuan” shpresat e Qeverisë për rritje ekonomike
Autori: Lajmi.net EkonomiLajmeNacionale 12:03, 7 October 2017
Shumë fjalë të mira u thanë të premten për ekonominë e Kosovës, në një konferencë të Ministrisë së Financave dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Por, asnjë që përkrahë planet e Qeverisë për rritjen ekonomike deri në 7 për qind.

Pavarësisht performancës së mirë muajt e fundit kjo shkallë sipas parashikimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare nuk do të mund të arrihet as deri në fund të mandatit të kësaj qeverie.

“Në këtë mandat qeverisës do të targetojmë rritje të qëndrueshme ekonomike me normë mesatare prej 5 deri në 7 për qind. Për të arritur këto norma që tejkalojnë substancialisht mesataren e viteve të fundit…”, thuhet në programin e qeverisë për vitet 2017-2021, një kopje të së cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.

Por, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk parashikojnë rritje ekonomike më të lartë se 4 përqind deri në vitin 2022, kur edhe përfundon mandati i Qeverisë Haradinaj.

Kosova në vitin 2016 kishte shënuar rritje ekonomike prej 3.6 përqind, kurse për vitin 2017 kjo rritje pritet të arrijë ne 3.9 përqind që konsiderohet më e larta në rajon.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të Bankës Botërore gjatë një prezantimi të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor.

Ndërkaq në fund të kësaj jave, kur misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vizitën në Kosovë nuk ka dhënë shumë shpresë për rritje më të lartë se që ishte parashikuar.

Udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë në tre muajt e fundit por vitin tjetër nuk do të kalojë 4 për qindëshin.

“Ne kemi rishikuar rritjen reale të PBB-së nga rreth 3 dhe gjysmë deri në 4 për qind, për këtë vit dhe për vitin e ardhshëm“, ka thënë Miniane.

Se ky premtim nuk mund të realizohet këtë e thonë edhe njohës të ekonomisë.

Berat Thaçi nga Instituti GAP, ka thënë për Gazetën Fjala se nuk mund të ketë rritje ekonomike më të lartë se 4 përqind.

“Në bazë të parashikimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore rritja ekonomike në katër vitet e ardhshme do të jetë rreth 3.5 deri 4 për qind. Prandaj besoj që këto parashkime janë me kredibile dhe më reale se ato të Qeverisë”, ka thënë ai

Thaçi thotë se që të përshpejtohet rritja ekonomike, Kosova duhet të përmirësoj ekonominë e vendit përmes reformave.

“Është pyetje shumë komplekse se çfarë duhet të bëjë Kosova që të përshpejtohet rritja ekonomike, mirëpo në parim Kosova duhet të përmirësoj ekonominë e vendit përmes reformave fiskale, reëformave në edukim, përmirësim të cilësisë së trajnimeve profesionale, uljen e nivelit të korrupsionit e shumë masa tjera”, ka thënë Thaçi.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk është i vetmi që ka premtuar rritje ekomike kaq të lartë.

Edhe Avdullah Hoti gjatë fushatës zgjedhore, kishte premtuar se nëse koalicioni LDK-AKR-Alternativa vie në pushtet, me udhëheqjen e tij në dy vitet e ardhshme rritja ekonomike do të jetë 7 për qind.

“Plani qeverisës i koalicionit parasheh rritje ekonomike 7 për qind, dhe krijimin e të paktën 40 mijë vendeve të reja të punës për dy vitet e para të qeverisë”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Berry Rush