Fond për të argumentuar luftën e drejtë të UÇK-së

Arsim Bajrami thotë se duhet krijuar një fond i cili do të ju ndihmonte personave të akuzuar në Gjykatën Speciale, në mënyrë që ata të kenë një mbrotje më të mirë, për të argumentuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Lajme

24/04/2014 09:16

Deputeti Arsim Bajrami gjatë seancës së djeshme plenare propozoi që të krijohet një fond për mbrojtjen e personave të cilët do të akuzohen në Gjykatën Speciale.

Duke folur për “Epoka e Re”, Arsim Bajrami ka thënë se Qeveria duhet të sjellë një projektligj të tillë, në mënyrë që personave të akuzuar t\’u ofrohet një mbrotje e mirë, në mënyrë që të mund të dëshmojnë se janë të pafajshëm

“Qeveria duhet të sjellë një projektligj që ofron ndihmën juridike për personat të cilët do të jenë aktualisht të akuzuar pranë kësaj gjykate”.

“Pra për t’u ofruar një mbrojte me të cilën argumentohet pafajësia e tyre, sepse nuk është një çështje krejt individuale, por është çështje e kredibilitetit shtetëror dhe kredibilitetit të drejtë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Dhe shteti e ka për obligim që personave t’ua ofroj ndihmën juridike për ta argumentuar pafajësinë e tyre”, ka thënë Arsim Bajrami, raporton “Epoka e Re”.