“Focus”-i gjerman paralajmëron një skandal për vizat në Kosovë

Revista gjermane Focus ka paralajmëruar për numrin e nesërm publikimin e një skandali në të cilin është përfshirë Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë. 

Lajme

05/10/2014 14:07

Rasti ka të bëjë me manipulimet që bëhen në lëshimin e vizave, ndërsa thuhet se është zbuluar nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Bëhet fjalë për certifikata të rreme të kursit të gjuhës gjermane të lëshuara nga instituti Gete, e falë të cilave kosovarët po pajisen me viza, raporton Klan Kosova.