Fobi nga varrezat

Protagoniste absolute në edicionin e fundit të ‘Dancing with the Stars’, në mes polemikash dhe gjykimesh, e lënduar në mënyrë të pabesueshme direkt në televizion, Anna Oxa (Iliriana Hoxha) vazhdon të ‘godasë’. Këngëtarja italiane, me prejardhje shqiptare, ka fobi të madhe dhe terrorizohet nga varrezat. Aq shumë sa që gjithmonë rri së paku një kilometër…

ShowBiz

22/11/2013 10:00

Protagoniste absolute në edicionin e fundit të ‘Dancing with the Stars’, në mes polemikash dhe gjykimesh, e lënduar në mënyrë të pabesueshme direkt në televizion, Anna Oxa (Iliriana Hoxha) vazhdon të ‘godasë’.

Këngëtarja italiane, me prejardhje shqiptare, ka fobi të madhe dhe terrorizohet nga varrezat. Aq shumë sa që gjithmonë rri së paku një kilometër larg tyre.

Anna Pink

 

Muaj më parë, Anna e kishte anuluar një koncert në ‘Padova Pride Village’ vetëm disa ditë para se ai të mbahej, për shkak se aty afër kishte varreza.

Ajo ka anuluar edhe koncerte dhe festivale të tjera, për shkak të frikës nga varrezat. E mirë ose e keqe, kjo është Anna Oxa, një prej këngëtareve më të famshme në Itali.