FMN: Rimëkëmbja ekonomike globale e çekuilibruar

Rimëkëmbja ekonomike globale mbetet shumë e ngadaltë, e paqëndrueshme dhe shumë e çekuilibruar.

Bota

16/03/2015 17:36

Kështu tha sot drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christien Lagarde duke përmendur kështu divergjencat e politikës monetare si një faktor rreziku për paqëndrueshmëritë në tregjet financiare.

Christine Lagarde konfirmoi parashikimin e rritjes ekonomike globale nga FMN-ja, vetëm 3,5 për qind këtë vit dhe 3,7 për qind në vitin 2016, më shumë se gjashtë vjet pas krizës financiare globale.

“Kjo shifër është akoma më e ulët në krahasim me atë që mund të presim pas një krize të tillë”, theksoi ajo gjatë një diskutimi me ekspertë ekonomie në Nju Delhi.

“Kjo mund të përmirësohet në të ardhmen, falë uljes së çmimit të naftës dhe taksave të interesit. Por ekzistojnë rreziqe të mëdha për këtë rimëkëmbje globale të paqëndrueshme. Rritja duket premtuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe, por është më e paqëndrueshme në eurozonë dhe Japoni”, theksoi Lagarde.