FMN e pakënaqur me rritjen e pagave

Fondi Monetar Ndërkombëtar si duket është “inatosur” me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të sektorit publik për 25 përqind. Haki Shatrit thotë se nëse zgjedhjet mbahen në qershor, FMN-ja ka gjasë të mos ketë program të ri për Kosovën.

Lajme

01/04/2014 07:25

E përditshmja “Zëri”, sot raporton se FMN është e pakënaqur me vendimin e rritjes së pagave pasi ajo sjellë implikime buxhetore. Një burim i kësaj gazete ka thënë se zyrtarët e FMN-së e shohin këtë veprim si rrezikim i stabilitetit financiar.

“Vendimi për rritjen e pagave ka një implikim buxhetor prej më shumë se 130 milionë eurosh ka nervozuar tej mase zyrtarët e FMN-së. Ata janë shumë të pakënaqur me vendimin në fjalë, pasi që ai si i tillë është marrë pa aprovimin e tyre. Kosova nuk ka mundësi financiare që gjatë ktij viti të rritë pagat publike në total për 25 përqind. Me këtë veprim rrezikohet stabiliteti financiar i vendit”.

Edhe ish-Ministri i Financave, Haki Shatri thotë se FMN-ja kishte rekomanduar një rritje të pagave jo më shumë se 14 përqind. Ai thotë se FMN-ja mund të mos ketë program për Kosovën këtë vit.

“FMN-ja ka rekomanduar që pagat në Kosovë të rriten më së shumti 14 përqind, por Kryeministri Hashim Tha­çi ka këmbngulur për këtë rritje”.

“Sikur Kryeministri tha kishte luftuar evazionin fiskal që në vendit tonë është rreth 30 përqind, pagat kanë mundur të rriten 25 % pa asnjë problem”.

“Nëse zgjedhjet mbahen në qershor të këtij viti sipas të gjitha gjasave FMN-ja nuk do të ketë program për Kosovën”, tha Haki Shatri për “Zëri”.