FMN e gatshme në përkrahjen e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim zëvendës drejtorin për Evropë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis.

Lajme

06/05/2016 18:46

Kryeministri Mustafa u shpreh i kënaqur që për herë të parë në Kosovë po mbahen takimet vjetore të konstituencave, grupeve të vendeve anëtare, të Bankës Botërore dhe FMN-së.

Më tutje, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke falënderuar për përkrahjen e FMN-së dhe Bankës Botërore, në veçanti përmes asistencës teknike, në shumë fusha.

Kryeministri Mustafa theksoi reformat domethënëse që po ndërmerren në rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

“Kosova po bën progres të mirë në shumë fusha, duke përfshirë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, financave të qëndrueshme publike dhe tregut të qëndrueshëm financiar”, tha kryeministri.

Zëvendës drejtori për Evropë i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Athanasios Arvanitis, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të FMN-së.