Fluturon një karrige në drejtim të Lul Bashës, plagoset një 70 vjeçar

Në një takim paraelektroral në qytetin e Ersekës, ku kreu i PD-së, Lulzim Basha po prezantonte kandidatin e partisë së tij për zgjedhjet lokale të 21 qershorit ndodhi një incident.

Lajme

06/05/2015 23:44

Suel Lico, personi i cili shkaktoi incidentin gjuajti me një karrige gjatë fjalimit të Bashës në këtë tubim elektoral.

Ai ka hedhur një karrige, por ajo goditi një të moshuar, Fuat Mydini, 70 vjeç, i cili u detyrua të shtrohej në spital.

Sulmuesi është arrestuar, njofton shqiptarja.com