Fluturon, fluturon Mercedesi

Dyshja e ngasësve të Mercedesit, Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton vazhdojnë dominimin e tyre. Ata kanë zënë dy pozitat e para në kualifikime për garën për Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1.

Sport

24/05/2014 16:29

Mercedes s’ka të ndalur. Nico Rosberg do të niset nga pozita e parë në garën për Çmimin e Madh të Monacos në Formula 1.

Ngasësi i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë në kualifikime duke lënë pas vetes kolegun e tij Lewis Hamilton. Ndërsa, i treti doli ngasësi i ri i Red Bullit, Daniel Ricciardo.

Kampioni në fuqi Sebastian Vettel është i katërti, para yllit të Ferrarit, Fernando Alonso dhe kolegut të tij, Kimmi Raikkonen.

Renditja:

1) Rosberg 2) Hamilton 3) Ricciardo 4) Vettel 5) Alonso 6) Raikkonen 7) Vergne 8) Magnussen 9) Kvyat 10) Perez.