Fluturimet realizohen pa probleme

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha se nuk ka pasur problem në realizimin e fluturimeve nga Aeroporti I Prishtinës, përkundër mjegullës e cila ka rënë sot në mëngjes.

Lajme

03/01/2014 09:28

Mërgimtarët që kanë kaluar festat e fundvitit me familjet e tyre në Kosovë dhe udhëtarët tjerë nuk kanë pse të brengosen për kthimin e tyre në vendet perëndimore, ku ata jetojnë e punojnë.

Fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” janë duke u realizuar pa ndonjë problem, thonë zyrtarë të kësaj kompanie.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara tha për lajmi.net se nuk ka pasur problem në ardhjet dhe nisjet e aeroplanëve gjatë ditës së sotme.

“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka shumë pak mjegull dhe çdo gjë është në rregull sa i përket fluturimeve”, tha Valentina Gara.