Fluturim në mungesë të peshës

Një avion me një mision shumë special, që u lejon pasagjerëve të përjetojnë eksperiencën e gravitetit zero, ose mungesës së peshës, sikur të ndodheshe në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Fun

07/10/2017 22:55

Pasagjerët e avionit “Zero-G”, një “Airbus A310”, mund të përjetojnë eksperiencën për mbi 20 sekonda, kur avioni ngrihet lart në qiell.

Kompania “Novespace” menaxhon programin, bashkë me agjencinë franceze hapësinore, program që ka si qëllim t’u mundësojë kërkuesve studimin e pasojave të mikrogravitetit në trupin e njeriut, bimët dhe materien, me shpresën se një ditë mund të bëhet realitet jeta në planetin Mars.

Pasagjerët që përjetojnë mungesën e gravitetit ndiejnë organet që ngrihen lart. I gjithë trupi i tyre është në rënie të lirë, por ndërkohë përreth kanë objekte.

Fluturimi që niset nga Merignac, në Francën jugperëndimore, është i hapur për të gjithë, por një biletë për të fluturuar me të kushton 6.000 euro. Paratë i shkojnë kompanisë dhe një pjesë e tyre shërbejnë për të financuar kërkime shkencore.

Pak a shumë si në një ashensor, një anije hapësinore në orbitë vazhdon të bjerë, por mbi horizont, duke ndjekur formën e lakuar të Tokës. Fluturimet me gravitet zero nisen në një kënd 50 gradësh, arrijnë një lartësi të caktuar dhe më pas bien të lirë mbi një hark, përreth Tokës.

“Novespace” pretendon se po kryeson në fushën e zhvillimit shkencor me “Airbus”-in e konvertuar “A310”. Laboratori fluturues bën që shkencëtarët të mund të përjetojnë kushtet e mungesës së gravitetit, pa qenë nevoja të shkojnë në hapësirë. /Lajmi.net/