Fluksi drejt Gjirit të Lalzit, policia këshillon drejtuesit e mjeteve

Policia Rrugore e Qarkut të Durrësit ka dalë me një komunikatë ndaj drejtuesve të mjeteve që frekuentojnë veçanërisht aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, ku i këshillon ndër të tjera sesi të qarkullojnë për të mos shkaktuar as trafik dhe as probleme.

Lajme

15/07/2018 15:43

Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që lëvizin në fundjavë në këtë aks, Policia Rrugore e Durrësit ka marrë masat për sigurimin e lëvizjes së lirë, ndërkohë që zotohen se do të ndëshkojnë çdo drejtues mjeti që shkel normat e Kodit Rrugor.

“Gjatë orarit të pasdites, mjetet të lëvizin në intervale kohe të ndryshme, e jo në mënyrë të menjëhershme”, thuhet në komunikatën e policisë, e cila u bën gjithashtu thirrje drejtuesve “të mos kryejnë manovra të gabuara, si parakalimet, mosrespektimi i normave të shpejtësisë apo mosruajtja e distancës së sigurisë së mjeteve në lëvizje”.