Fluks emigrantësh në Preshevë: 8 mijë emigrantë për 48 orë

Rreth 8,000 refugjatë kanë arritur në qendrën e pranimit në Preshevë në jug të Serbisë nga Miratovci në kufi me Maqedoninë në 48 orët e fundit.

Lajme

12/11/2015 13:54

Shifrat i ka konfirmuar koordinatori i Zyrës për të Rinjtë në Preshevë, Valjon Arifi.

Të alarmuar me faktin se Serbia do të vendosë mure kufitare në kufirin me Greqinë, refugjatët janë duke ardhur me nguti drejt Evropës me trena, autobusë, vetura dhe taksi, i ka thënë Arifi “Tanjug”-ut.

Ai ka theksuar se rreth 10,000 refugjatë kanë kaluar nëpër Miratovc dhe janë regjistruar atje gjatë 24 orëve të fundit pas protestave në Greqia, transmeton KosovaPress.

“Pasi është paralajmëruar një protestë në Greqi për të premten, presim një fluks më të ulët refugjatësh në tre ditët e ardhshme, pas së cilës vala e refugjatëve pritet të ngritët në një total prej 20,000 njerëzve”, ka thënë Arifi.