‘Flota e UFO-ve’ zbret në Teksas, pamje të çuditshme

Një grup i UFO-ve janë filmuar duke zbritur në shtetin amerikan të Teksasit, sipas pretendimeve në internet.

Fun

10/11/2018 12:47

Vendorët e New Braunfels, San Antonio, u tronditën kur panë një ushtri me UFO që lëviznin nëpër qiell mbi ta, transmeton lajmi.net.


Momenti u filmua nga një makinë e parkuar, me një person duke thënë: “Çfarë është duke ndodhur këtu?”

Pamja tregon gjashtë topa fluoreshente duke lëvizur dhe duke lënë prapa një gjurmë të vogël të dritës së zjarrtë.

Videoja ka ngjallur interes te shikuesit. /Lajmi.net/