Florin Krasniqi largohet nga Lëvizja Vetëvendosje!?

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka vendosur që ta braktisë këtë subjekt politik.

Lajme

27/12/2014 22:16

InLajm mëson nga burimet e veta brenda Vetëvendosjes se Krasniqi, që ishte anëtar i Këshillit të Përgjithshëm, të Vetëvendosjes, ka vendos që të tërhiqet nga kjo pozitë. 

Po ashtu, bëhet e ditur se arsyeja e kësaj tërheqje nga Lëvizja e Albin Kurtit, nuk është ndonjë problem mes tyre, por vetëm për shkak të obligimeve që Krasniqi ka në jetën e tij biznesore.

Ndryshe, Florin Krasniqi në legjislaturën e katërt të Kuvendit të Kosovës, ishte deputet nga radhët e Vetëvendosjes, deri sa kryesonte edhe komisionin për mbikëqyren e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Duhet cekur se ky lajm, nuk është konfirmuar nga VV apo vetë Krasniqi.

InLajm, kishte raportuar më parë edhe për heqjen dorë të Ramush Haradinajt nga posti i deputetit, por ky lajm kishte rezultuar si i pavërtetë.

Kështuqë, edhe ky për Krasniqin, duhet të merret me rezervë. (lajmi.net)