Florin Krasniqi e mohon se është larguar nga Vetëvendosje!

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, ka mohuar zërat se ai e ka braktisur subjektin e Albin Kurtit.

Lajme

28/12/2014 23:48

Në një prononcim për KTV-në, nga Amerika, ai ka thënë se as që e ka menduar ndonjëherë të jap dorëheqje nga kjo parti, dhe sipas tij, një gjë të tillë as nuk e ka në plan të bëjë.
 
“Raportimet se unë do të largohem nga Vetëvendosje, janë të pavërteta dhe spekulime, pasi që kjo aspak nuk qëndron. Unë vetëm jam shkëputur nga jeta publike dhe jam kthyer në Amerikë, prej nga do të vazhdojë ta përkrahi edhe më shumë Vetëvendosjen, madje edhe financiarisht”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se do të mbetet pjesë aktive e këtij subjekti politik.