Floridë, 8 të vdekur në një minibus

Tetë persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë u plagosën pas një aksidenti automobilistik në Florida, bënë të ditur autoritetet lokale.

Bota

30/03/2015 16:53

Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës sipas kohës lokale në njëerën prej rrugëve kryesore të Floridës, kur një minibus nuk ka ndaluar sipas sinjalistikës rrugore dhe ka përfunduar në një kanal.

Në këtë minibus ndodheshin 18 persona në momentin e aksidentit. Drejtuesi bën pjesë gjithashtu në personat që kanë humbur jetën. Asnjë automjet tjetër nuk është përfshirë në këtë aksident.

Bilanci mund të rëndohet pasi një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton atsh.