Florian Qehaja, ministër i Punëve të Brendshme?

Partia e Behgjet Pacollit, AKR, ia ka ofruar postin e ministrit të Punëve të Brendshme, Florian Qehajës.

Lajme

05/04/2018 13:31

Një zyrtar i lartë i AKR-së dhe i afërt me Pacollin në kushte anonimiteti i ka thënë lajmi.net se Qehaja e ka pranuar thuajse krejtësisht ofertën e AKR-së për ta drejtuar Ministrinë e Rendit, por kanë mbetur edhe disa çështje për t’u tejkaluar.

Florian Qehaja është njohës i mirë i çështjeve të sigurisë dhe deri tash e ka drejtuar një organizatë që është marrë kryekëput me sigurinë.

Qehaja, nëse vendos, do ta zërë vendin e Flamur Sefaj, ministrit të shkarkuar nga kryeministri Haradinaj pas deportimit të 6 turqve gylenistë nga Kosova për në Turqi. /Lajmi.net/