Florian Markut i mjaftojnë 90 sekonda për ta rrahur serbin Dragishiq

Florian Markut e ka fituar më lehtë se sa është pritur luftën kundër serbit Sladjan Dragishiq në MMA.

Sport

08/06/2018 22:01

Luftëtari i madh shqiptar u fut në oktogon mes ovacionesh të mëdha, i shoqëruar nga këngëtari Noizy e i mbështetur jashtëzakonisht shumë nga tifozët shqiptarë që ishin në numër të madh në sallën e sporteve ‘Asllan Rusi’ në Tiranë.

Edhe pse lufta ishte e paraparë të zgjaste tre raunde nga pesë minuta, Marku nuk i lejojë asgjë befasisë, duke përfunduar gjithçka në raundin e parë, madje brenda 90 sekondave./Lajmi.net/