Flori zbulon detaje nga projekti i ri

Këto ditë në medie ka qarkulluar lajmi se Flori Mumajesi po vjen me këngë të re.

ShowBiz

12/12/2017 12:00

Madje, ky projekt i Florit do të jetë bashkëpunim me këngëtaren Dhurata Dora, shkruan lajmi.net.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje në rrjete sociale, por një postim që ka bërë së fundi në Insta-Story, tregon se kënga do të jetë e bazuar në ngjarje të vërtetë.

Në fotografi, Flori shkruan “Bazuar në ngjarje të vërtetë”, se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtari mbetet të shihet ditëve në vazhdim.

Kujtojmë që “Karma” është projekti i fundit që Flori e solli në bashkëpunim me Brunon, Klajdin dhe Dj Vickyn. /Lajmi.net/