Flori përlot me fjalët: E kam vështirë t’i largohem asaj që i kam dedikuar jetën për kaq vite

Flori Mumajesi është shfaqur në një video dhe i ka prekur të gjithë me atë çfarë tha.

ShowBiz

20/01/2019 17:05

Kantautori Flori Mumajesi ditë më parë i ka ‘dridhur’ zemrat e fansave pasi me një postim la të kuptohet se mund ta lë muzikën, shkruan lajmi.net.

Mirëpo para pak çastesh erdhi me një video me të cilën i ka emocionuar të gjithë. Në videon në fjalë ai i ka falënderuar të gjithë ata që i kanë shkruar pas astij postimi, kështu duke lënë të kuptohet se edhe për një kohë të gjatë do ta kemi në skenë.

Flori ndër të tjera tha se e ka të vështirë t’i largohet asaj që i ka dedikuar edhe jetën.

Ai është shumë i dashur për publikun dhe projektet muzikore që i sjell gjithmonë bëhen hite. Flori Mumajesi mori po ashtu çmimin e parë në festivalin ”Kënga Magjike” me këngën ”Plas”./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bs3H09ljy53/