Flori Mumajesi sjell coverin e këngës “Të dua” nga Aurela Gaçe

Një javë më parë, këngëtarja Aurela Gaçe ka lansuar projektin e saj më të ri.

ShowBiz

22/05/2018 09:40

Bëhet fjalë për baladën “Të dua”,  projekt ky për të cilin deri tani këngëtarja ka marrë komente pozitive, shkruan lajmi.net.

Këtë këngë, kantautori Flori Mumajesi e ka risjell këtë projekt në version të ri, të kënduar me një zë të mrekullueshëm.

“TE DUA COVER ❤️Pa shume ze por me shume shpirt? @kledibahiti @aurelagaceofficial@fifi_filloretaraci @threedotsproductionFALEMINDERIT PER MUZIKEN E VERTET DHE FJALET E VERTETA?”, ka shkruar Flori mbi videon që publikoi në rrjete sociale.

E emocionuar nga kjo befasi që iu është bërë, Aurela ka shkruar “Kur zgjohesh nga nje surprize e tille nga Flori ❤ ….”. /Lajmi.net/