Flori Mumajesi rikthehet të dielën në ‘Kënga Magjike 2018’

“Me fjalë të vogla”, është projekti me të cilin Flori Mumajesi mahniti publikun shqiptar në “Kënga Magjike 2015”.

ShowBiz

22/11/2018 23:39

Edhe pse ai nuk mori asnjë çmim atë vit, kjo këngë e Florit u prit tejet mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Dhe tani duket se edicioni i 20-të i festivalit “Kënga Magjike” do ta rikthejë sërish kantautorin shqiptar.

Këtë e bëri të ditur edhe bashkëpuntori i ngushtë i Florit, Klajdi Haruni përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram.

“Të dielën… Flori Mumajesi”, shkruan ai.

Sipas disa burimeve të afërta me lajmi.net, Flori pretendohet të jetë fituesi i këtij edicioni të festivalit ‘Kënga Magjike’.

Presim se çfarë do na sjell këtë vit Flori. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BqdVybKFZiV/

YouTube player