Flori Mumajesi fiton çmimin e parë në “Kënga Magjike”

Sonte (e shtunë) u mbajt finalja e madhe e festivalit të këngës "Kënga Magjike".

ShowBiz

09/12/2018 00:05

Finalja e festivalit “Kënga Magjike” u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Gara mes aristëve në këtë festival ishte shumë e ngushtë, por garën arriti ta fitojë Flori Mumajesi.

Flori Mumajesi në këtë festival është paraqitur me baladën “Plas”, me të cilën arriti gjithashtu ta marrë edhe çmimin “Balada më e mirë”.

Vendin e tretë e morën Fifi dhe Mc Kresha, ndërsa të dytin Aurela Gaçe dhe Eli Fara.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën fituese të edicionit të 20-të të festivalit “Kënga Magjike”. /Lajmi.net/

YouTube player