Flori konfirmon duetin me Ghetto Geasy

Këto ditë nëpër medie ka qarkulluar lajmi se Flori Mumajesi dhe reperi Geti po realizojnë një duet.

ShowBiz

23/03/2018 08:01

Lajmin e ka konfirmuar vet Flori përmes një postimi në Instagram ku shfaqet bashkë me Getin, shkruan lajmi.net.

Dyshja janë fotografuar në studio muzikore ku edhe po punonin drejt realizimit të këtij projekti.

Ata nuk kanë preferuar të zbulojnë më shumë detaje, por në bazë të fotos të cilën e postoi edhe Geti, bashkëpunimi pritet të publikohet shumë shpejt.

Si Flori ashtu edhe Geti janë shumë të suksesshëm në profesionin të cilin ushtrojnë dhe njëherësh shumë të kërkuar. /Lajmi.net/