Flori i dha zero pikë në ”Kënga Magjike”, këngëtari i njohur habit me reagimin

‘’Kënga Magjike’’ shpalli fituesit të shtunën që lamë pas (8 dhjetor).

ShowBiz

11/12/2018 13:27

Flori Mumajesi mori vendin e parë dhe kjo i ka gëzuar shumicën e kolegëve të tij të cilët thanë se e ka merituar, shkruan lajmi.net.

Elhaida Dani madje e ka realizuar një cover me pikërisht këngën e tij ‘’Plas’’ me të cilën ka konkurruar në festivalin në fjalë.

Meqenëse votat ishin të hapura, Flori ka habitur të gjithë se di u ka dhënë zero pikë bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, Brunos, Klajdit e edhe këngëtarit Robert Aliaj i cili shquhet për muzikë të mirëfilltë.

Por pavarësisht faktit se Flori i ka dhënë zero pikë Kjadi Harunit ai ka fjalë të mëdha për të.

Klajdi e ka publikuar performancën e Florit në Instagram dhe në vazhdim mund ta shihni se çfarë ka shkruar./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrPvWu3l9at/