Flori fantastik me ‘Ta boja me drita’

Kënga më e re nga Flori Mumajesi është një këngë e këndshme me tekst të lezetshmëm dhe videoklip vërtetë interesant.

ShowBiz

13/06/2014 16:09

‘Ta boja me drita’ është projekti i fundit nga kantautori Flori Mumajesi. Ky ndoshta është projekti më i këndshëm nga ThreeDots deri më tani dhe pas suksesit të verës së kaluar me ‘Lule Lule’, ky do të jetë suksesi i radhës që do të pushtojë këtë verë.

Kënga është ritmike me tekst të këndshëm, ku Flori i këndon gocave duke i shprehur simpatinë.

Ndërsa videoklipi është mjaft interesant, me disa pjesë duke përcjellur vajzat me skena plot humor, por jo gjithçka i shkon mirë.